Bekim Jashari: 27 vite më parë në Prekaz, zuri fill historia më e re e popullit shqiptar të Kosovës

30 dhjetor 2018 | 11:08

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se 27 vite më parë në Prekaz, zuri fill historia më e re e popullit shqiptar të Kosovës.

“Sot, në këtë ditë të shënuar, kujtojmë sulmin e parë mbi Familjen Jashari, dhe nderojmë Ditën e Veteranëve. 

Së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kryetarët të Komunave Obiliq dhe Drenas, Xhafer Gashi e Ramiz Lladrovci, deputetin Bekim Haxhiu, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, këshilltarin e Kryeministrit, Jahja Lluka, stafin tim të drejtorëve, asamblistë dhe qytetarë, kemi bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të rënëve tjerë, në Kompleksin Memorial në Prekaz”, Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Pas gjithë këtyre viteve, sot jemi në gjendje më të mirë së ç’ishim më parë, pasi kemi pavarësinë, Kushtetutën, ushtrinë dhe gjera tjera të mira për Kosovën. Urime Dita e Veteranëve të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhën!

Lavdi dëshmorëve!”, ka shkruar Bekim Jashari.

27 vite më parë në Prekaz, zuri fill historia më e re e popullit shqiptar të Kosovës.Sot, në këtë ditë të shënuar,…

Gepostet von Bekim Hamëz Jashari am Sonntag, 30. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliot Engel i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që…