Bekim Jashari: Baba në ’94-n ia çoi një selam Ibrahim Rugovës

18 dhjetor 2020 | 08:38

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka folur rreth kontakteve që i kanë me familjen e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Jashari thotë se nuk kanë pasur ndonjë kontakt, por në vitin 1994, babai i tij, Hamëz Jashari, i ka dërguar fjalë Rugovës, për t’i treguar rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në ‘94-n ja ka çu baba jem një njeri për selam Rugovës, që na jem UÇK-ja që jem tu i bo këto sene. Nuk kemi pasur ndonjë kontakt. Unë kam kontakte me fëmijët e tij, me të nuk më ka ra rasti me u taku. Nuk ka pas asnjëherë diçka nga familja jonë”, thotë Jashari në “Debat Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur pritet anëtarësimi i Malit të Zi në BE? Cilin…