Bekim Jashari: Gratë në Skenderaj kanë luajtur rol të rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës

22 gusht 2018 | 21:23

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se gratë në Skenderaj kanë luajtur rol të rëndësishëm në tërë proceset, që nga para lufta e deri të shtetndërtimi i Kosovës.

“Andaj, ne si insitucione e kemi për detyrë të bëjmë ç’është e mundur t’i përfshijmë në hartmim e politikave publike, duke ua dhënë mundësinë të jenë edhe bashkëhartuese të buxhetit komunal”, ka thënë Jashari në dëgjimin e radhës buxhetor, në të cilin kanë qenë të ftuara gratë nga kjo komunë. 

Bekim Jashari ka treguar se kanë marrë kërkesa për projekte të ndryshme.

“I sigurova që të gjitha kërkesat e tyre do t’i trajtojmë me seriozitet të lartë”, ka theksuar Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp ka pranuar se nuk ka gjetur fjalët e…