Bekim Jashari ia dorëzon detyrën e kryetarit Fadil Nurës

30 nëntor 2021 | 13:53

Fadil Nura ka pranuar sot detyrën e kryetarit të komunës së Skenderajt nga Bekim Jashari.

Nura përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar Jasharin për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.

“Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar. Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës. Do të jemi të hapur kurdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve! Faleminderit për gjithçka që keni bërë! Qofsh i bekuar!”, ka shkruar kryetari i ri i Skenderajt, Fadil Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jean-Pierre Papin, ish-sulmues i Marseilles, Bayern Munichut, Milanit dhe ndër…