Bekim Jashari publikon listën IDEAL, të cilës i prinë Gjeneral NUREDIN LUSHTAKU

19 shtator 2021 | 11:45

Kryetari aktual dhe kandidati i pavarur edhe për një mandat, djali i heroit kombëtar HAMËZ JASHARI i cili po gëzon mbështetje masive në Skenderaj, Bekim Jashari ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Skenderajt nën sloganin IDEAL.

Kjo listë, bartës i së cilës është Gjenerali Nuredin Lushtaku, krahu i djathtë i Bekim Jasharit sot e në të kaluarën bashkëluftëtari më i afërt i Komandantit Legjendarë ADEM JASHARI, do të jetë më e mira për Skënderajn.

Në këtë listë zgjedhore shihen emra të spikatur të jetës publike e politike të Skenderajt.

Mënjehere pas Gjeneral Nuredin Lushtakut është kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skenderajt, Fatbardha Haliti një zonjë e arsimuar dhe shumë e respektuar nga qytetarët e Skenderajt.

Në listën IDEAL kanë zënë vend fëmijët e Dëshmorëve, një risi kjo që vetëm në listën kandiduese të Bekim Jasharit e gjënë dhe nëse e krahasojmë me emrat që ofrojnë subjektet tjera në të njëjtën garë nuk ka asnjë fëmijë të dëshmorëve.

IDEAL ka në radhët e veta shumë figura të rëndësishme të qytetit të Skenderajt por, opinioni  publikë po i mbështetë shumë fëmijët e DËSHORËVE siç janë ISMET UKA dhe GËZIM QORRAJ e të tjerë.

Bekim Jashari në listë ka edhe asamblistët aktual të cilët mbështetën kryetarin e Skenderajt në mandatin që po e lëjmë pas për realizimin e shumë projekteve siç janë Naser Bajraktari, Musa Fazliu, Azem Gashi, Ilir Ejupi e të tjerë.

IDEAL në radhët e veta ka shumë të rinj e të reja, sportiste e njerëz me autoritet në lokalitetet e tyre./globisot.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e një epidemiologeje…