Bekim Sopaj me numër 104 në listën e PDK-së për deputet, ky është mesazhi i tij

19 dhjetor 2025 | 11:41

Bekim Sopaj është kandidat për deputet i PDK-së me numër 104 në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se beson fuqishëm se punët e mira bëhen bashkë me qytetarin dhe se në qendër të çdo vendimi duhet të jetë mirëqenia e qytetarit: studenti, punëtori, bujku, polici, ushtari, mjeku, infermieri, pensionisti, ndërmarrësi dhe të gjitha shtresat shoqërore të Kosovës.

“Me përkushtim dhe përgjegjësi i kam hyrë kësaj gare, për të qenë zëri juaj dhe për të përfaqësuar interesat tuaja me dinjitet në Kuvendin e Kosovës. Le të bashkohemi rreth vizionit dhe lidershipit të Bedri Hamzës, për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë. Unë, Bekim Sopaj, kërkoj mbështetjen dhe votën tuaj një votë që do të jetë zë i fuqishëm për qytetarin dhe për Kosovën. Me përulësi dhe shumë respekt, I juaji, #BekimSopaj104”, ka theksuar kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Sopaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati Hamil në Fier ka inauguruar një bust kushtuar heroit…