Bekim Sopaj: Programi i Bedri Hamzës ofron përkrahje konkrete për bizneset prodhuese

26 dhjetor 2025 | 23:09

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Sopaj, i cili garon me numrin 104, ka theksuar se programi qeverisës i kandidatit për kryeministër Bedri Hamza parasheh përkrahje konkrete për bizneset prodhuese, lehtësira fiskale si dhe krijimin e kushteve më të mira për rritje ekonomike dhe punësim.

Sopaj, gjatë një vizite në kompaninë prodhuese “Kosova Model”, e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve dhe punëson mbi 100 punëtorë, vlerësoi lart kontributin e kësaj kompanie në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Biznese të tilla janë shtyllë e fuqishme e ekonomisë sonë dhe dëshmi e qartë se prodhimi vendor duhet mbështetur vazhdimisht. Programi i Bedri Hamzës parasheh masa konkrete që u mundësojnë këtyre kompanive të rriten dhe të krijojnë vende të reja pune”, ka shkruar Sopaj.

Ai shtoi se vetëm përmes mbështetjes së prodhimit vendor mund të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët.

“Bashkë. Përpara.”, përfundoi Sopaj.

#PDK130

#BedriHamza1

#BekimSopaj104

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka falënderuar Mitrovicën…