Belgjika arrin fitore minimale ndaj Kanadasë

23 nëntor 2022 | 22:02

Belgjika e ka filluar me këmbën e mbarë rrugëtimin në Botërorin e Katarit, duke marrë një fitore minimale por të mjaftueshme për sukses. Përfaqësuesja e “Djajve të kuq” triumfoi 1-0 ndaj Kanadasë.

Sfida nisi mirë për kanadezët, të cilët fitojnë penallti në minutën e 11-të, vendim i marrë ky me ndihmën e VAR. Nga pika e bardhë u nis Alphonso Davies, por Courtouis i tha jo, duke i mohuar golin. Kur nuk shënon, e pëson.

Kështu ndodhi, pasi pjesa e parë u mbyll me golin e të besuarve të Roberto Martinez. Edhe pse në fushë nuk ishte Lukaku, Batshuayi ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, belgët administruan në mënyrë perfekte rezultatin dhe tashmë do mendojnë për ndeshjen e radhës ndaj Marokut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka pësuar humbje nga…