
Belgjika rikthen Adnan Januzajn
19 mars 2021
| 15:27
Kombëtarja e Belgjikës e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit.
Trajneri Martinez e ka rikthyer shqiptarin Adnan Januzaj, i cili ka pasur një sezon të mirë me skuadrën e Real Sociedad, raporton “Epoka e re”.
Belgjika më 24 mars do të luajë ndaj Uellsit për ndeshjet kualifikueset e Botërorit, ndërsa më 27 mars ndaj Çekisë dhe më 30 mars me Bjellorusinë.