Belinda Balluku emëron drejtor të Portit të Durrësit, Liburn Aliun?

27 tetor 2025 | 12:17

Liburn Aliu, ministri i dorëhequr nga dikasteri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti në detyrë, po përflitet që të bëhet me post ministror në Shqipëri.

Mediumi shqiptar VNA.AL raporton me burime se Aliu pritet të emërohet drejtor i Portit të Durrësit.

Sipask këtij mediumi, përpos Aliut, që do të marrë nën drejtim Portin e Durrësit, ministrja Balluku ka emëruar edhe drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në këtë pozitë është emëruar Kreshnik Bajraktari.

Aliu kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit në Qeverinë Kurti 2, nën kundërshtitë për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i Manchester United, Wayne Rooney, ka lëshuar një paralajmërim…