Belinda Balluku në SPAK: Isha për një çështje nën hetim
31 tetor 2025
| 16:36
Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur pasditen e kësaj të premteje në SPAK.
Balluku ka folur për gazetarët pasi ka dal nga SPAK-u, ku ka thënë se ka pranuar të paraqitet aty në respekt të organeve të drejtësisë.
“Përshëndetje të gjithëve! Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje nën hetim. Si qytetare dhe si zyrtare publike, e shikoj si një proces për të cilin jam shpresëplotë se do të jetë i bazuar në transparencë, llogaridhënie dhe, mbi të gjitha, mbi parimet e drejtësisë së pandryshueshme, tek e cila besoj”, ka deklaruar Balluku.



