Bella Hadid dhe The Weeknd, puthje pasionante në publik (Foto)

27 gusht 2018 | 17:09

Bella Hadid dhe The Weeknd kanë rindezur romancën e tyre në muajin maj.

Çifti i famshëm është kapur mat duke u puthur në Los Angeles.

Supermodeluesja dhe këngëtari janë fotografuar duke u larguar nga një hotel.

Bella dhe The Weeknd janë dukur shumë të qeshur, ndërsa kanë shkëmbyer puthje pasionante.

Ata i janë rikthyer njëri-tjetrit në maj në festivalin e filmit në Kanë dhe që atëherë kanë qenë të pandashëm.

Çifti është lidhur në vitin 2015, për tu ndarë në nëntor të vitit 2016. Pas ndarjes me modeluesen, këngëtari është lidhur me Selena Gomez nga janari 2017 deri në tetor të të njëjtit vit.

Ndërkohë, Bella ishte e lidhur me Drake më parë këtë vit. Por të dy nuk kanë rezistuar dhe janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonws, Thierry Henry duket se do…