
Bella Hadidi si e motra, pjesë e ballinës “LOVE” (Foto)
20 shkurt 2020
| 11:00
Bella Hadidi tashmë është pjesë e listës së supermodeleve më të kërkuara në botë.
Por ajo i është bashkuar së fundi motrës së vet më të madhe, Gigit, ndërsa është bërë pjesë e ballinës së revistës së njohur “LOVE”.
23-vjeçarja u pa duke festuar suksesin të hënën ndërsa firmosi kopjet dhe përqafoi miqtë e saj model në Dover Street Market gjatë Javës së Modës në Londër.
Më parë Bella ishte e para dhe qendra e vëmendjes për koleksionin e “Burberryt”.