
Bellingham do të operohet, 3-4 muaj jashtë fushës së blertë
10 korrik 2025
| 14:03
Jude Bellingham ka vendosur ka vendosur t’i nënshtrohet një operimi në shpatull, i cili po e mundon tash e sa kohë. Shkaku i angazhimeve me “Los Blancos”, ai e ka shtyrë operimin duke u shëruar përkohësisht, më saktësisht duke i ndalur dhimbjet me ilaçe. Por tash, ylli i Real Madridit ka vendosur që të operohet në shpatull.
Me këtë rast, përfaqësuesi anglez do t’i mungojë ekipit 3-4 muaj para se të rikthehet në formën më të mirë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso.
Ai do t’i humbë disa ndeshje të sezonit 2025/26, por nuk kishte zgjidhje tjetër dhe e priti vetëm përfundimin e eksperiencës në Botërorit të Klubeve për t’u operuar.