Bellingham paralajmërohet se nuk e ka vendin e sigurt te Anglia

17 tetor 2025 | 12:17

Anglia është kualifikuar si skuadra e parë evropiane për Kupën e Botës 2026, dhe këtë e ka arritur pa një nga yjet e saj më të mëdhenj, Jude Bellingham.

Mesfushori i Real Madridit nuk ishte pjesë e dy ndeshjeve të fundit të përfaqësueses, ndërsa përzgjedhësi Thomas Tuchel ka zgjedhur të mos garantojë një vend të sigurt për të në listën finale për turneun në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Vendimi për të lënë jashtë 22-vjeçarin ka shkaktuar reagime të forta në mediat britanike, ku Tuchel është kritikuar për qasjen e tij të rreptë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Leao nuk ka shënuar asnjë gol në San Siro…