Belotti largohet nga Torino pas 7 sezonesh

01 korrik 2022 | 12:46

Pas 7 sezonesh dhe 251 paraqitjesh në total në të gjitha kompeticionet, Andrea Belotti nuk është më futbollist i Torinos.

Nga dita e sotme, kampioni i Evropës me Italinë është një lojtar i lirë dhe mund të transferohet te çdo skuadër me parametra zero.

Klubi “granata” me anë të disa postimeve në profilin e tyre të rrjetit social “Twitter” ka përshëndetur në mënyrën e duhur kapitenin e skuadrës:

“I dashur Andrea, marrim parasysh vendimin tuaj për të nisur një përvojë të re, që nga sot rrugët tona ndahen. Kemi jetuar së bashku për shtatë sezone, të cilat në futbollin modern përfaqësojnë një lidhje shumë të fortë, duke ndarë gjithmonë gëzimet dhe vuajtjet, emocionet dhe zhgënjimet me të njëjtin pasion. Ju falënderojmë për gjithçka që na keni dhënë. Krenarë me kontributin e gjithë asaj që jeni bërë për skuadrën dhe ju përshëndesim me një fat të madh për vazhdimin e karrierës suaj.”, ishin përshëndetjet e klubit torinez.

Në sezonin që përfundoi, 28-vjeçari u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e Torinos në 22 ndeshje ku arriti të shënonte 8 gola dhe të dhuronte dhe 1 asistim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja dhe modelja e kolme shqiptare është fotografuar në një…