Bën betimin kryeministrja më e re në botë

10 dhjetor 2019 | 15:37

Sanna Marin ka marrë udhëheqjen e Qeverisë së Finlandës, duke u bërë kryeministrja më e re në botë.

Marin, 34 vjeçe është betuar të martën para Parlamentit finlandez.

Deri më tash, ajo ka qenë ministre e Transportit, ndërsa paraprakisht ka shërbyer edhe si deputete dhe zëvendëskryeministre.

Marin pason Antti Rinnen, i cili javën e kaluar, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi kishte humbur besimin e një partneri të koalicionit.

Marin do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë midis Partisë së saj Socialdemokrate dhe katër partive të tjera, të gjitha të kryesuara nga gra.

Kryeministri i dytë më i ri në botë është ai i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, 35 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy kontingjentë me trupa nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë…