Ben Blushi: Kosovarët e kanë mbajtur Kombëtaren shqiptare, ajo është produkt i tyre
17 nëntor 2025
| 14:40
Gazetari i njohur shqiptar, Ben Blushi në një intervistë në emisionin e Arbana Osmanit foli rreth Kombëtares së Shqipërisë në futboll.
Blushi tha se kosovarët e kanë mbajtur Shqipërinë në këtë sport.
“Kosovarët e kanë mbajtur Kombëtaren e Shqipërisë. Kombëtarja e Shqipërisë është produkt i Kosovës, kryesisht. Ata e rritën shumë futbollin tonë dhe e ndryshuan tifozerinë e kombëtares sonë”, tha Blushi.
Edhe Kosova edhe Shqipëria janë kualifikuar në play-off për Kupën e Botës 2026, teksa në mars do t’i zhvillojnë ndeshjet vendimtare.



