
Benfica shkatërroi Barcelonën, fitore e lartë edhe nga Bayerni
29 shtator 2021
| 22:55
Benfica e mposhti Barcelonën me rezultat 3-0, në ndeshjen e grupit E në Ligën e Kampionëve. Darwin Nunez realizoi dy gola, kurse një e shtoi Silva.
Në ndeshjen tjetër Bayerni e shkatërroi poashtu Dynamo Kyivin me rezultat 5-0. Lewandowski shënoi dy gola, derisa nga një e shtuan Gnabry, Sane dhe Choupo-Moting. Bayerni është i pari në grup me 6 pikë, kurse Benfica ka 4 pikë, Dynamo është e treta me një pikë dhe Barcelona renditet e fundit pa asnjë pikë.
/Epoka e re/