Benzema: Duhen fituar të gjitha ndeshjet për të merituar Ligën e Kampionëve

15 dhjetor 2021 | 13:58

“Është si vera, bëhet më i mirë me kalimin e moshës”, këto ishin fjalët e Carlo Ancelottit për sulmuesin Karim Benzema. Ndërsa Zinedine Zidane ka deklaruar: “Ai është futbollist total”.

Benzema është shpallur nga “AS” si sportisti i vitit 2021 në Spanjë. Gjatë marrjes së këtij çmimi, bomberi francez foli edhe për shortin e 1/8 finale në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se duhet t’i fitoni të gjitha ndeshjet për të fituar Ligën e Kampionëve. Parisienët kanë një ekip të madh, por edhe ne. Do të shkojmë atje për të fituar. Kjo është ndeshja që të gjithë duan të luajnë. Janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne dhe për tifozët. Ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Benzema.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ilir Ibrahimi ka deklaruar se kriza energjetike në vend…