Benzema edhe një herë vulos fitoren e Realit

17 prill 2022 | 23:15

Real Madrid i ka shpëtuar një humbjeje në shtëpinë e Sevillas.

Vendasit arritën  të kalonin në avantazh në minutën e 21-të me një supergol nga goditja e dënimit e cila u ekzekutua me mjeshtëri nga Rakitic. Por vetëm 4 minuta më pas, Lamela dyfishon shifrat duke shtangur Realin.

Ndeshja kishte spektakël dhe intensitet të lartë loje. Real Madrid arriti të hapte rezultatin duke shënuar në minutën e 50-të me anë të Rodrygo pasi kishte vetëm 4 minuta që ishte aktivizuar.

Vinicius shënon në minutën e 76-të por goli u anulua nga VAR.

Por atëherë kur nuk pritej, Benzema shënoi golin e përmbysjes në minutën e 92-të duke i dhënë fitoren Realit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur, Roza Lati i ka dhënë fund beqarisë.…