Benzema është favorit për ‘Topin e Artë’

12 prill 2022 | 10:56

Për më shumë se një dekadë, “Topi i Artë” u kthye në një dialog të vazhdueshëm ndërmjet Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, ky epilog pritet të përfundojë këtu, duke parë edhe rendimentin shumë të dobët të prej lojtarëve më të mirë të gjithë kohërave.

Këtë vit, pavarësisht se u eliminuan nga Liga e Kampionëve, në lojë është Botërori, një turne që pritet të jetë përcaktues për shpallur fituesin e “Topit të Artë”. Pavarësisht këtij fakti, “L’Equipe” e ka një favorit kryesor: Karim Benzema.

E përditshmja franceze në faqen e parë “kurorëzon” Benzema: Në apel për të artën”, shkruan “L’Equipe”. Në fakt, edhe duke iu referuar shifrave, të paktën deri më tani, askush nuk ka bërë më mirë se sa Benzema, mbi të gjitha pas dy “tripletave” që realizoi së fundmi në Ligën e Kampionëve, kundër PSG-së dhe Chelseat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh drejtor i Departamentit…