Benzema nuk ka marrëveshje me Al-Ittihad për zgjatjen e kontratës
Sipas burimeve të mediumit francez, sulmuesi nuk ka marrë deri më tani asnjë ofertë konkrete nga drejtuesit e klubit saudit për të zgjatur qëndrimin e tij në Jeddah.
Kontrata aktuale e Benzemas skadon në verën e vitit 2026, dhe mungesa e lëvizjeve nga klubi ka nxitur spekulime të forta mbi të ardhmen e tij.
Kjo situatë ka rihapur diskutimet për një rikthim të mundshëm në futbollin evropian, veçanërisht pasi vetë lojtari nuk e ka mbyllur derën për një rikthim në kontinent.
Edhe pse asgjë nuk është konkrete, rikthimi te Lyon shihet si një skenar që vetë Benzema nuk do ta refuzonte, sidomos nëse situata e tij në Arabinë Saudite mbetet e paqartë.
Megjithatë, pavarësisht zërave për të ardhmen, kampioni i Francës vazhdon të tregojë ndikim të madh në fushë.
Ai ka qenë një burim kyç i golave për Al-Ittihad këtë sezon, duke shënuar 12 gola në 11 paraqitje, statistikë që tregon se forma e tij mbetet në nivele të larta.
Në pritje të lëvizjeve nga klubi ose vetë lojtari, e ardhmja e Benzemas mbetet një prej çështjeve më të ndjekura në tregun e futbollit.



