
Beqa i PDK-së takon banorët e Dushkajës: ‘Jemi të vendosur të sjellim ndryshimin e madh për Gjakovën’
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa së bashku me kandidatin për kryetar komune, Ervin Shabanin dhe kandidatët për asamblenë komunale nga rajoni i Dushkajës; Halit Ahmeti, Gani Hajdari dhe Edon Zeneli, kanë bashkëbiseduar me banorët e Kralanit dhe Rakovinës.
“Biseduam me banorët për sfidat dhe hallet e tyre të përditshme, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat që ka kjo trevë. Së bashku me ta, jemi të vendosur të sjellim ndryshimin e madh për Gjakovën!”, ka shkruar Beqa në njoftim e tij.
Postimi i Hajdar Beqës:
Ditën e sotme e mbyllëm në rajonin e Dushkajës!
Në Kralan e Rakovinë, së bashku me kandidatin për Kryetar të Komunës, z. Ervin Shabani, kandidatët për Kuvend Komunal z. Halit Ahmeti, z. Gani Hajdari dhe z. Edon Zeneli, si dhe me strukturat e PDK-së.
Biseduam me banorët për sfidat dhe hallet e tyre të përditshme, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat që ka kjo trevë. Së bashku me ta, jemi të vendosur të sjellim ndryshimin e madh për Gjakovën!
#maMirëpërGjakovën
#PDK191
#ErvinShabani