Beqa pyetet për mundësinë e kthimit të Limajt në PDK: Do të ketë befasi të mira
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se lista e kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jetë me befasi të mira.
I pyetur për mundësinë që në këtë listë të jetë kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe anëtarë të tjerë të kësaj partitë, ai ka thënë se për kjo është përgjegjësi e kryetarit të partisë, Bedri Hamza t’i zhvillojë negociata, por ai ka thënë se në listën e PDK-së do të ketë figura të dëshmuara.
“Nga informatat që i kam, lista e PDK ka befasi të mira dhe do të jetë gjithëpërfshirëse, por nuk mund të ndalem me emra të përveçëm. Ka emra, figura që kanë vlera, kanë mbështetje qytetare. Do të ketë edhe emra që janë kanë jashtë PDK-së, ose s’kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në subjekte politike, por emra me reputacion në fusha të caktuara. Bedri Hazma si kryeministër i ardhshëm do ta ketë një ekip të fortë”, ka thënë Beqa në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1”.
Ai ka thënë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit kjo parti nuk garon për vend të dytë, duke shtuar se ata do të jenë fitues të zgjedhjeve.
PDK-ja ka arritur marrëveshje me një pjesë të anëtarëve të “Koalicionit për Familjen” që ishin në garë në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.



