Beqa: Titulli mbetet në Gjakovë

22 qershor 2020 | 15:38

Mabetex Prishtina – Liburni pritet të jetë finalja e madhe e play off’it në Superligën e Kosovës në futsall.

Në duelet e djeshme, Liburni fitoj me rezultatin e thellë 8:0 ndaj Pejës, kurse Mabetex Prishtina eliminoi rivalin lokal, Prishtina 01 me rezultatin 3:2.

Pas kësaj ndeshje kryetari i Liburnit, Abaz Beqa komentoi fitoren ndaj Pejës si dhe përballjen ndaj Prishtinës.

“Për ne ishte një ndeshje e mirë, Liburni sot tregojë formën të jashtëzakonshme dhe kjo tregohet edhe me rezultat, pasi Peja nuk ishte rival i denjët për ne”, ka thënë fillimisht Beqa në RTK.

“Tani presim Prishtinën dhe besoj që do të jetë një finale e vërtet e futsallit, pasi dy ekipet janë më të mirat në Kosove dhe mendoj që edhe në këtë duel, Liburni do të jetë favorit dhe se titulli kampion do të mbetet në Gjakovë”, ka përfunduar Beqa.

Kujtojmë, finalja e madhe e këtij viti, Liburn – Prishtina, zhvillohet me 27 qershor në Ferizaj, dhe fituesi shpallet kampion i Kosovës për këtë vit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës emëruar Bujar Ejupin, drejtor të Autoritetit të…