Beqaj: I besoj drejtësisë, do të flasë aty ku duhet

15 maj 2018 | 23:29

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj nuk ka pranuar të komentojë lidhur me akuzat ndaj tij.

“I besoj drejtësisë, do të flasë aty ku duhet”, ka thënë ai.

Ai është ndjerë i befasuar kur në Qeverinë e Kosovës është prezantuar një raport lidhur me Postën e Kosovës.

“Nuk mund të flasë për aktualitetin, sepse nuk jam i informuar në detaje. Në qeveri është prezantuar një raport, që ka qenë befasues. Në kohën kur kam qenë ministër, atëherë kemi pasur mbi qindra miliona dividendë. Është çështje menaxhimi”, ka thënë ai.

Beqaj ka thënë se rinia e Kosovës është aseti kryesor.

“Aseti kryesor janë të rinjtë. Janë djemtë dhe vajzat që po e shpërthejnë më shpejt kufirin imagjinar ekonomik. Rinia jonë është duke lëvizur shpejt dhe ndërmarrjet po rriten”, ka thënë ai në “RTK”.

Beqaj është shprehur se kurikulat në Universitetin e Prishtinës kanë nevojë të harmonizohen me ofertat e ekonomisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar të…