Beqaj nesër lanson Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi

16 maj 2018 | 10:39

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në kuadër të angazhimeve në përkrahje të inovacionit dhe ndërmarrësisë, të enjten nga ora 11:00, në hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë, lanson “Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi” për organizatat jo qeveritare, që fushë të veprimtarisë së tyre e kanë inovacionin.

Kjo ngjarje pritet të mbledhë përfaqësues të komunitetit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, të cilët do të informohen më mënyrën e përfitimit të fondeve nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me anë të projekteve të tyre që për qëllim kanë promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësish, raporton “Epoka e re”.

Me këtë rast, ministri Besim Beqaj ka ftuar në këtë ngjarje të gjithë të interesuarit, duke siguruar se do të ketë mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës

Në këtë ngjarje, përveç ministrit Beqaj, pjesëmarrësve do t’u drejtohen edhe ministri Bedri Hamza, përfaqësues nga STKK dhe KIESA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimi i formatit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në…