Beqaj: Të rinjtë janë fuqia më e madhe konkurruese e Kosovës

25 janar 2018 | 14:49

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, sot ka vizituar “j Coders Akademy”, ku është njoftuar me punën që po bëhet në këtë shkollë të edukimit e në fushën e teknologjisë dhe invovacionit.

Me këtë rast Beqaj ka takuar fëmijët që marrin edukimin në fushën e teknologjisë informative, bashkë me pronarët e shkollës, të cilët i ka përgëzuar për punën  dhe afinitetin e tyre për teknologjinë dhe inovacionin.

Beqaj ka thënë se e ardhmja ekonomike e vendit është rinia, e cila sipas tij njeh mirë sistemin dhe gjuhën e kodimit.

Ai ka falënderuar  Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK) për kontributin e veçantë në nisjen e hapave të parë kësaj shkolle.

“Ne besojmë se fuqia më e madhe konkurruese janë fëmijët dhe të rinjtë të cilët duhet të edukohen dhe trajnohen mirë dhe të jenë në hap me kohën. Kjo është e ardhmja e zhvillimit të Kosovës, sepse si rrallë vende të botës kemi shumë të rinj të cilët janë të trajnueshëm, të cilët janë të mençur dhe të cilët janë para shumë sfidave që do të ballafaqohen”, ka deklaruar Beqaj.

Ndërsa pronarja e “j Coders Akademy” Arta Shehu, ka falënderuar ministrin Beqaj për vizitën e bërë si dhe ka prezantuar punën që bënë shkolla në edukimin e fëmijëve në fushën e teknologjisë informative.

“Qëllimi ynë kryesorë është nxitja e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, me qëllim që gjeneratat e reja të punojnë më shumë në krijimin e zgjidhjeve praktike në fushën e teknologjisë. “j Coders” ju ofron fëmijëve plan program i cili i përkrahë në fushën e robotikës dhe në mësimin e gjuhëve programuese, si dhe ndërtimin e aplikacioneve mobile”, ka deklaruar Shehu.

Ministri Beqaj ditëve të fundit është duke vizituar kompani dhe institucione që merren me teknologjinë informative dhe inovacione, më qëllim të ofrimit të mbështetjes institucionale në avancim të inovacioneve dhe rritjes së efikasitetit të shërbimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka takuar ambasadorët e…