Beqaj: Teknologjia digjitale dhe inteligjenca artificiale po transformojnë jetën tonë

24 janar 2018 | 15:41

Në Prishtinë të mërkurën ka filluar punimet Konferenca e Tretë Ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”(Cyber Security and Privacy), organizuar nga Komuniteti i Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë, nën patronatin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në hapje të kësaj konference morën pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delëie, dhe ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, me këtë rast shprehi  përkushtimin e tij dhe të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për përkrahje të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike. që ndodhin në mënyrën e duhur dhe të sigurt. “Teknologjia digjitale, inteligjenca artificiale, big data dhe Internet of things po e transformojnë jetën tonë të përditshme dhe ekonominë, është e rëndësishme të garantojmë siguri kibernetike për zhvillim të qëndrueshëm”, deklaroi ministri Beqaj.

Punimet e Konferencës “Siguria Kibernetike dhe Privatësia” i kanë përshëndetur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori Greg Delëie.

Konferenca e Tretë Ndërkombëtare për Sigurinë Kibernetike dhe Privatësinë do të vazhdojë punimet edhe nesër dhe pasnesër, ku do të paraqiten me punimet e tyre ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë një takimi me…