Beqiraj transferohet te Mecheleni

16 janar 2018 | 10:47

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Fatos Beqiraj, ka arritur marrëveshje për transferimin e tij në kampionatin belg, duke iu bashkuar skuadrës së Meçelenit.

Skuadra KV Mechelen bëri zyrtarizimin të hënën, së bashku me disa transferime të tjera. 29-vjeçari nga Peja, i cili përfaqëson kombëtaren e Malit të Zi, këtë edicion ka qenë pjesë e Dynamos së Moskës.

Në kampionatin rus, Beqiraj në 60 paraqitje e gjeti 13 herë rrugën e rrjetës. Kujtojmë se gjatë karrierës së tij futbollisti ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Dinamos së Zagrebit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 1 800 klerikë pakistanezë nga shkolla të ndryshme islamike…