
Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Çeki – Belgjikë
12 maj 2025
| 12:41
Federata e Hendbollit e Kosovës u prezantua me zyrtarë të ndeshjeve edhe në xhiron e fundit të kualifikimeve për Euro 2026. Eshref Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen Çeki – Belgjikë. Fitore me rezultat 25:22 shënoi Çekia, që u kualifikua në Evropian.
Prezenca e gjyqtarëve dhe delegatëve të FHK-së në gara kontinentale për klube e kombëtare tashmë është e rregullt.