Beqiri dhe Krasniqi drejtuan me sukses ndeshjen e Ligës së Kampionëve

27 shtator 13:27

Prezenca e anëtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në garat evropiane po shkon duke u rritur e duke u avancuar vazhdimisht.

Të shtunën ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve për hendbolliste kanë drejtuar dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi. Ata për herë të parë kanë drejtuar ndeshje të garës elitare evropiane, ndërsa punën e kanë kryer me sukses të plotë.

Beqiri e Krasniqi ishin gjyqtarë në ndeshjen në mes të skuadrës kroate, HC Podravka Vegeta dhe asaj gjermane, Borussia Dortmund. Ndeshjen e fortë dhe interesante e fitoi skuadra gjermane, Borussia Dortmund me rezultatin 26:25.

Ndeshja është luajtur në Koprivnica të Kroacisë. Beqiri e Krasniqi për delegate e kishin Arijana Vojiqin nga Bosnjë-Hercegovina. Ndeshja ishte e xhiros së tretë të grupit B të Ligës së Kampionëve. Gjyqtarët e Kosovës edhe më herët këtë edicion kanë drejtuar ndeshje të kupave evropiane. Delegime të shumta priten në vazhdim të edicionit, si shenjë e avancimit të vazhdueshëm të anëtarëve të FHK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Jemenit dhe rebelët Houthi, të cilët përkrahen nga…