Beqiri ndahet me Trepçën ’89, karrierën e vazhdon te Vushtrria

13 janar 2021 | 21:25

Portieri Arben Beqiri është larguar pas disa viteve nga Trepça ’89.

Portieri i njohur mitrovicas ka ndarë rrugët me ‘Minatorët’ me marrëveshje të dyanshme. Gardiani mitrovicas ka arritur marrëveshje me Vushtrrinë ku do t’i mbrojë ngjyrat “bardhekaltër” në edicionin pranveror në Ligën e Parë.

Beqiri ka përvojë të madhe në futbollin e Kosovës dhe pritet ta ndihmojë Vushtrrinë për t’i arritur objektivat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, po thotë se Qeveria Kurti…