
Berat Gjimshiti e shkruan historinë shqiptare në Ligën e Kampionëve
Berat Gjimshiti nuk ka të ndalur.
Pasi ditë më parë u bë lojtari i dytë shqiptar me më së shumti ndeshje në Serie A, pas Erjon Bogdanit, futbollisti nga Lugina e mori një primat në Evropë.
Më saktësisht, kapiteni i Kuqezinjve u bë futbollisti i parë i Kombëtares shqiptare që e arrin shifrën e 30 paraqitjeve në Ligën e Kampionëve.
Qendërmbrojtësi i Atalantës ishte titullar në fitoren 2:1 ndaj Club Brugge në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës.
Në fitoren e ekipit bergamask, 32-vjeçari mori notë të kënaqshme nga “Sofascore”, 8,2, duke qenë kështu futbollisti i dytë më i mirë në fushën e blertë.
Në sezonin e kaluar me ekipin Zikaltër madje ia kishte dalë të shënonte gol në Champions, përkatësisht në ndeshje me Shakhtar Donetsk.
Gjimshiti njihet për daljet e tij në sulm, sidomos kur kemi të bëjmë me rivënie këndore pasi shquhet për gjuajtjet e tij me kokë.
Ai është njëri prej mbrojtësve më stabilë në Serie A në vitet e fundit, ndërsa gjatë verës thuhej se interesim për të kishte shfaqur edhe Milani.