Bërbatovci largohet nga Besa

12 gusht 2020 | 10:20

Sulmuesi i njohur në futbollin e Kosovës, Florim Bërbatovci, ka njoftuar se është larguar nga skuadra e Besës së Pejës.

Bërbatovci ishte një nga lojtarët kryesor në klubin pejan gjatë rrugëtimit për t’u rikthyer në IPKO Superligë.

“Më nuk jam pjesë e FC Besa. Falënderoj kryetarin Shkumbim Gashi, gjithashtu edhe kryesinë e re, në veçanti trajnerin edhe bashkëlojtarët për një vit të suksesshëm. Faleminderit tifozëve për mbështetjen! Suksese në Superligë FC Besa”, ka shkruar Bërbatovci.

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të…