Bëri aksident të frikshëm, vdes ish-mesfushori i Realit

14 prill 2022 | 16:25

Freedy Rincon, ish-mesfushori i Napoli dhe Real Madrid në vitet ’90, ka humbur jetën. Ai pësoi një aksident i frikshëm ditën e hënë, teksa po udhëtonte me një fuoristradë me tre persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi në Cali, në Kolumbi. Në një kryqëzim, mjeti ku udhëtonte 55-vjeçari u përplas nga prapa prej një autobusi të linjës urbane.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në një qendër shëndetësore dhe Rincon iu nënshtrua një operacioni dhe më pas ishte në sallën e kujdesit intensiv, ku edhe humbi betejën më të rëndësishme.

Rincon e kishte nisur karrierën si profesionist me Santa Fe në vitin 1986 dhe pas tre sezonesh kaloi te America De Cali, ku luajti 176 ndeshje dhe shënoi 54 gola.

Në vitin 1993 kaloi te Corinthians, klub që e huazoi te Napoli në sezonin 1994/95. Më pas ai iu bashkua Real Madrid, ekip me të cilin luajti 21 ndeshje. Rincon deri në fund të karrierës veshi edhe fanellat e Santos dhe Cruzeiro.

Në periudhën 2005-2010 ai punoi edhe si trajner, pa pasur ndonjë karrierë të madhe. Rincon ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares së Kolumbisë, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar bankat perëndimore se po…