Bëri tatuazh portretin e Don Xhonit, modelja e famshme nga Rusia ka diçka për t’i thënë në shqip

17 maj 2021 | 11:28

Pak javë më parë, në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quatur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.

Por siç duket dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkalon kufijtë dhe së fundmi ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.
Këtë imazh e ka ndarë edhe Don Xhoni në Instagram, i cili shprehet shumë i lumtur për këtë dhuratë speciale.

“Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.
Së fundmi modelja ka postuar një video në InstaStory ku ka shfaqur pjesën e brendshme të krahut dhe në fokus ka vënë tatuazhin me portretin e Don Xhonit, të cilit i ka kushtuar disa fjalë romantike.

“Ju jeni gjithmonë me mua”, shkroi modelja ruse në gjuhën shqipe duke treguar se tani ajo mban me vete Don Xhonin kudo që të jetë.

Këto veprime të modeles dhe reperit po na lënë shumë të dyshojmë dhe nuk e dimë nëse në këtë rast bëhet fjalë thjesht për një marrëdhënie mes një fanseje dhe një personazhi të njohur. Nuk është hera e parë që dikush bën tatuazh portretin e një të famshmi, por në këtë rast duket se gjërat janë disi më ndryshe. Megjithatë do të presim dhe të shohim nëse dyshja do të na sqarojnë në vijim se si qëndron e vërteta për raportin e tyre.

Bëri tatuazh portretin e Don Xhonit, modelja e famshme ka diçka

Bëri tatuazh portretin e Don Xhonit, modelja e famshme ka diçka

Bëri tatuazh portretin e Don Xhonit, modelja e famshme ka diçka

Bëri tatuazh portretin e Don Xhonit, modelja e famshme ka diçka

Bëri tatuazh portretin e Don Xhonit, modelja e famshme ka diçka

Bëri tatuazh portretin e Don Xhonit, modelja e famshme ka diçka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, duke e prezantuar në Kuvend programin qeveritar,…