Berisha: Abdixhiku nuk po guxon të shkojë i vetëm në koalicion me LV-në

07 maj 2025 | 10:27

Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kundërshtuar propozimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie të tranzicionit.

Para mediave, Berisha tha se Abdixhiku nuk po guxon të shkojë i vetëm në koalicion me LV-në, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj që Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku janë dy anët e të njëjtës medalje. Ky po na fton neve, sepse nuk po guxon me shku vet, e me nda fajin për asociacion e po na thotë hajdeni krejt bashkë e ta marrim përgjegjësin bashkë. Unë nuk jam i interesuar ta marrë fajin, edhe nuk ka nevojë me na thirr ta bëjmë qeverinë me ta”, pohoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha…