Berisha: Akuzat nuk e zbehin luftën çlirimtare të Kosovës
24 qershor 2020
| 23:31
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha reagoi pas akuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Berisha ka thënë se akuzat ndaj individëve nuk e zbehin luftën çlirimtare të Kosovës.
“Akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës si faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga luftërat e Skënderbeut. Uroj që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre. Vlerësoj vendimin e z.Thaçi për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Uashingtonit”, ka shkrkuar Berisha.



