Berisha, basketbollisti i javës në FIBA Euro Cup

28 tetor 2019 | 17:00

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, është zgjedhur nga tifozët si lojtari më i mirë i xhiros së parë në grupet e FIBA Europe Cup.

Prishtina mundi Apoel Nicosia me rezultat 93:74, ku më i miri në parket ishte Berisha me 32 pikë, tetë asistime dhe dy vjedhje të topit. Dardani mori bindshëm më shumë vota se lojtarët e tjerë të nominuar.

Për Dardan Berishën votuan 55 % e tifozëve, 15 % mori Jeff Withey, nga 12 % Taylor Persons dhe Barry Stewart, kurse 6 % Michael Finke. Kështu Berisha, pasi u zgjodh në 5-shen e javës, u zgjodh nga tifozët edhe lojtari më i mirë i xhiros së parë. Dardan Berisha është lider i Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, duke qenë një nga basketbollistët më të dalluar vendor në dekadën e fundit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
29.10.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Gjilani 1.…