Berisha: Çështja ‘Balluku’ mbyllet me largimin e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha u është kundërpërgjigjur deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar gjatë “Podcasti”t të tij se çështja Balluku, është çështje e mbyllur.
Me anë të një postimi në rrjete sociale Berisha ka deklaruar se kjo çështje do të mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës.
“Mirëdita! Të dashur qytetarë, ju që ndoqët sot monologun e mashtrimit të së dielës, apotrillimet e javës e patë se si Edi Rama u përpoq me çdo kusht përsëri të bëjë avokatinë e Lubi Ballukut. Madje, tha se kjo është çështje e mbyllur. E vërteta është se, çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës. Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij. Edi Rama vetë, demaskoi veten në këtë çështje dhe ai dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut”, ka thënë Berisha.



