Berisha del nga SPAK-u: Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë

15 dhjetor 2025 | 11:29

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, ku ka zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Pasi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai ka dhënë një prononcim për gazetarët, ku ndër të tjera ka thënë se është i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e tij.

“Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e mi, nxorën që kursimet e mia ishin një apartament dhe 100 mijë euro. Nxorën si korrupsion pushimet e paguara nga vajza ime 1 javë. Nxorën korrupsion që vajza dhe dhëndri im ka bërë për tre familje në nevojë? Prej 20 vitesh gruaja ime nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ajo qendër”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe të dërguar amerikanë kanë zhvilluar…