Berisha, deputetëve për Kurtin: Le ta qet Albulenën, as këta tjerët nuk janë më të mirë

07 korrik 2025 | 12:14

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetët e partive të tjera të ndryshojnë mendimin sa i përket votimit për Albulena Haxhiun.

Sipas tij, është mirë të gjendet një formë për ta hequr Albin Kurtin nga pushteti.

“Ja kisha dhënë këtij këtë fitore që është duke e lypë. Le ta bon kuvendin, le ta qet Albulenën se as këta tjerët nuk janë më të mirë se ajo, me ia votuar qeverinë dhe le të merr fitoren, betejën e Kosovës le ta fiton, le të thotë që ka fituar që t’ia shkurtojmë Kosovës vuajtjet me këtë lloj të njerëzve që janë ardhë në pushtet”.

“Rrezikojmë të humbim shtetin me ta, nuk merr vesh kurrkush. Nisjani të mendojmë jashtë kësaj që kemi parë deri sot, kështu nuk e di kur dalim, nëse doni vazhdojmë se na jemi trima, është mirë me gjet formën tjetër qysh me e heq këtë njeri”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara e zhvilluar të dielën në pistën e Silverstone ishte…