Berisha dhe Paçarizi diskutojnë për masat në prag të hapjes së xhamive në Malishevë

27 maj 2020 | 15:02

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka pritur sot në një takim pune, kryetarin e degës së Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Sead Paçarizi, me të cilin kanë biseduar për veprimet që duhet të bëhen para dhe pas hapjes së xhamive, që pritet të bëhet nesër.

Berisha e Paçarizi kanë thënë se zbatimi masave dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, është i domosdoshëm nga ana e xhematit nëpër xhami, duke filluar me mbajtjen e distancës dhe të gjitha masat tjera të rekomanduara.

Të dytë thanë se qytetarët duhet patjetër t’i zbatojnë masat mbrojtëse, me qëllim të parandalimit të përhapjes eventuale të Covid-19, pasi ende jemi në situatë pandemike dhe kujdesi duhet të vazhdojë.

“Ashtu sikur kemi të drejtë t’i kryejmë ritet fetare në xhami, ashtu duhet edhe të mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, është thënë nga bashkëbiseduesit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sukseset e fundit të ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll…