Berisha e akuzon Kurtin për argat të Serbisë, i këndon ‘rahmet’ për së gjalli Kadri Veselit

08 korrik 2025 | 10:45

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si argat të Serbisë.

Duke komentuar rritjen e importeve nga Serbia, ai e ka akuzuar të parinë e qeverisë për kthimin e Serbisë në Kosovës.

Berisha ka shkruar në “Facebook” se ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, duhet t’i këndohet “rahmet” për së gjalli, i cili kohë më parë kishte thënë Kurtit se do ta rikthen Serbinë në Kosovë.

“Ndryshe nuk i bëhet argati Serbisë! Rahmet për së gjalli me i thënë Kadri Veselit, kur i thoshte ‘ki me kthyer Serbinë në Kosovë’. Sipas AKB-së, falë qeverisë Kurti produktet serbe mbushin raftet në Kosovë: Importi nga Serbia rritet mbi 118 për qind! Importet nga Serbia janë rritur në mënyrë alarmante  nga 50.64 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 në 110.53 milionë euro për të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo rritje prej mbi 118 për qind nuk është thjesht një statistikë ekonomike, por një sinjal i qartë i rikthimit agresiv të produkteve serbe në tregun tonë dhe i rrënimit të prodhuesve vendorë”.

“Dikur i manipulonte analfabetët e sektit të tij, duke rrotulluar kamionët që bartnin ‘plazma keksa’ të Serbisë, për me ardhur në pushtet, për me ja hapën rrugët Serbisë për okupimin ekonomik të vendit tonë. A u ngit Albin a jo!?”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Gëzim Qerimi Deklarata e fundit e Veton Surroit se…