Berisha i AAK-së: Kurti po kërkon ndihmën e atyre që deri dje i ka kundërshtuar

28 janar 14:48

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë se është zhgënjyese që edhe pas më shumë se tre muajve prej kur janë mbajtur zgjedhjet, vendi vazhdon të jetë pa qeveri.

Ai ka theksuar se Vetëvendosje e gjendur në situatë jo të favorshme për krijimin e koalicionit qeverisës me LDK-në është duke kërkuar ndihmën e shteteve të Quintit që gjithmonë i ka kundërshtuar.

Berisha në një intervistë për “Kosovapress” ka komentuar takimin që sot pritet të mbahet në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së me ambasadorët e shteteve të Quintit, duke thënë se ky takim është tregues që Vetëvendosja diçka tjetër flet dhe ndryshe vepron.

Ai ka theksuar se gjithmonë nga Vetëvendosja është proklamuar se ndërhyrjet ndërkombëtare nuk duhet të jenë bazë për themelimin e institucioneve apo qeverisë, por që sipas tij kjo po del të jetë vetëm retorikë.

“Kjo që është proklamuar përpara që ndërhyrjet ndërkombëtare nuk duhet të jenë bazë për themelimin e institucioneve apo qeverisë, apo koalicioneve të caktuara po del që ka qenë vetëm retorikë. Për ne ka qenë jashtëzakonisht befasuese informacioni i mbrëmshëm që nga Vetëvendosja është kërkuar që të ndërhyjnë ndërkombëtarët apo të ketë një takim me Quintin, ku konsiderohet si një presion ndaj partnerit për themelimin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Berisha.

Berisha ka theksuar se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i gjendur në një situatë jo të favorshme të krijimit të koalicionit me LDK-në, është duke kërkuar ndihmë nga ata që deri dje i ka kundërshtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i misionit të Republikës së Kosovës në Toronto, Donat…