Berisha i bën thirrje diasporës: Nëse vini të votoni më 11 Maj, do i bëni një shërbim historik vendit

09 maj 2025 | 11:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi në konferencën e mbajtur me gazetarët këtë të premte, u ka drejtuar një thirrje të drejtpërdrejtë shqiptarëve të diasporës, duke i ftuar të marrin pjesë në votimet e 11 majit.

Ai e cilësoi këtë datë si përcaktuese për të ardhmen e kombit shqiptar dhe theksoi se pjesëmarrja e emigrantëve në votim do të ishte një shërbim historik për vendin.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës, Sali Berisha:

Së pari një mesazh për diasporën shqiptare, e cila ka qenë shpirti i kësaj fushate elektorale.

Thirrja ime është, cilido prej tyre, që mund të vijë të votojë me datën 11 Maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij.

11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar.

Qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende me postën, e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha.

Kjo, uroj dhe shpresoj, të mos dekurajojë, por përkundrazi, të nxisë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të vijë këto dy ditë dhe të votojë në qendrat e votimit, do ishte një shërbim i jashtëzakonshëm, një rast unik që u jepet për t’i shërbyer vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, ka ndarë dy mesazhe të…