
Berisha i Nismës: Komisarja politike e LV-së po intervistohet nga prokuroria për korrupsion të nivelit të lartë
20 shtator 2024
| 12:06
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, i cili është duke ndodhur sot.
Ai ka vlerësuar se zyrtarja e LV-së po intervistohet për korrupsion të nivelit të lartë.
Berisha ka ironizuar me burgun e Dubravës, duke thënë se atij duhet t`i shtohen katet.
“Komisarja politike e LV-së, Dejona Mihali po intervistohet sot në Prokurorinë Speciale, për korrupsion të nivelit të lartë, ku janë në pyetje miliona euro. Edhe 15 kate me bë Dubravën nuk ka me zënë këta hajdutë ordinerë, të cilën në mënyrë të pamëshirshme po i vjedhin parat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.