
Berisha ia siguron fitoren Western United (Video)
Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha është bërë protagonist në Australinë e largët, teksa ka shënuar një gol mjaft të bukur duke i dhënë fitoren ekipit të tij, Western United.
Sulmuesi 35-vjeçar në minutën e 66’ mori një top të bukur nga krahu, u rrotullua bukur në zonë dhe me një të majtë perfekte mposhti portierin mik, duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij teksa ndeshja ishte në barazim 1-1.
Berisha ka luajtur si sulmues me Kombëtaren shqiptare në vitet 2005-2009, teksa pas disa sezoneve të suksesshme në disa skuadra në Evropë, prej 10 vitesh luan si sulmues në Australi, ku shpesh herë ka arritur të jetë protagonist me golat e tij.
What about this for a finish 🔥@BesartBerisha7 #WUNvMCY #RiseUpWestside #WUFC pic.twitter.com/gsRBanZnG8
— Western United FC (@wufcofficial) April 1, 2021